grant nga berzh i per strategjine kombetare per mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturen 6863a2ed706f9

Grant nga BERZH-i për strategjinë kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturën

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 korrik- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do t’i ndajë shtetit një grant prrj 350 mijë euro të destinuara për ndihmë teknike për përpunimin e Strategjisë kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës, informon sot Ministria e Transportit.

Marrëveshjen për grantin e kanë nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe Sharlot Ru, drejtor ekzekutiv për Evropën Qendrore dhe Juglindore në BERZH.

large

Sipas Ministrisë së Transportit, strategjia kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës, i pari i llojit të tillë në Maqedoni, do të mundësojë qasje strategjike drejt zhvillimit të infrastrukturës rrugore për mbështetje të futjes së automjeteve elektrike në rrjetin rrugor.

Procedura për përzgjedhjen e një konsulenti është në proces dhe pritet të zgjidhet deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Konsulenti do të ngarkohet me përgatitjen e një strategjie me dy faza për automjetet elektrike dhe një plan veprimi me aktivitete dhe afate prioritare që duhet të miratohen nga Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në zhvillimin e strategjisë dhe planit aksionar do të përfshihen ekspertë vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e ekspertizës për automjete elektrike, efikasitet energjetik, transport dhe ekologji, njoftoi ministria kompeten

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi gjendja e shqiptareve ka avancuar por vjedhja juaj eshte kufizuar e eshte ndaluar 68639e041a44d
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Gjendja e shqiptarëve ka avancuar, por vjedhja juaj është kufizuar e është ndaluar!

ngjarja e rende ne fier babai pranon abuzimin seksual me te bijen e mitur ndodhi vetem nje here zbardhet deshmia e 12 vjecares 6863ac89c3569
Lajmi i radhës

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën e mitur: Ndodhi vetëm një herë! Zbardhet dëshmia e 12-vjeçares

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë