photo output 10

Granit Osmani i kundërpërgjigjet Arbër Ademit: Pse lejuat që mërgata të quhen “jo-rezidentë”

June 29, 2025
1 minut lexim

Zyrtari i lartë i koalicionit VLEN, Granit Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të Arbër Ademit nga BDI, lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ka ngritur akuza të rënda për neglizhencën dhe manipulimin e të dhënave në dëm të shqiptarëve.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Osmani thekson se fshati Gërçec, si shumë vendbanime të tjera shqiptare, është fshirë nga evidencat shtetërore për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe të adresave zyrtare një pasojë direkte, sipas tij, e qeverisjes 20-vjeçare të BDI-së.

“Gërçeci qenka ‘i regjistruar’, por s’figuron askund. Faji? Adresa s’ka. Rrugë s’ka. Gjurmë institucionale? Asnjë,” shkruan Osmani, duke ironizuar tentativat e zyrtarëve të BDI-së për ta normalizuar situatën me justifikimin “kështu ka qenë edhe në vitin 2002”.

Osmani nënvizon se problemi qëndron pikërisht aty në faktin që për dy dekada pushtet, BDI nuk ka bërë asnjë përpjekje reale për të ndryshuar statusin e vendbanimeve shqiptare, duke i lënë pa emra, pa rrugë dhe pa prani institucionale, me qëllim zvogëlimin e qëllimshëm të peshës demografike shqiptare në statistikat shtetërore.

Ai ngre një sërë pyetjesh ndaj BDI-së:

Pse e pranuat ndarjen e mërgatës shqiptare nga trungu kombëtar?

Pse lejuat që ata të quhen “jo-rezidentë”, kur mbajnë mbi sup barrën më të rëndë të këtij shteti?

Pse firmosët një metodologji regjistrimi që e zvogëlon kombin në vend që ta fuqizojë?

“Këto janë PSE-të që ju ndjekin si hije. Dhe sa më shumë heshtni, aq më shumë bëhen aktakuzë,” përfundon Osmani, duke lënë të kuptohet se çështja e manipulimeve me regjistrimin nuk do të mbyllet me heshtje politike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lauren sanchez tregon unazen e saj te marteses diamanti kushton plot kater milione dollare 68619fa00144b
Lajmi i mëparshëm

Lauren Sanchez tregon unazën e saj të martesës: Diamanti kushton plot katër milionë dollarë

spak sekuestrohen pasuri me vlere 12 milione euro nga organizata e trafikut te kokaines 6861b2286c24d
Lajmi i radhës

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë