Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, ka reaguar me tone të ashpra pas koreve skandaloze anti shqiptare të dëgjuara në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, ku huliganët thërrisnin “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Osmani i cilëson këto thirrje si “të turpshme dhe alarm shoqëror”, duke bërë thirrje për hetim të pavarur dhe veprim ligjor ndaj përgjegjësve. Ai u kërkon organeve të drejtësisë që të mos qëndrojnë indiferente dhe federatave evropiane të sportit që të sanksionojnë këtë gjuhë të urrejtjes, ashtu siç veprojnë me raste të ngjashme në Evropë.
“Shqiptarët nuk do të heshtin dhe nuk do të normalizojnë më asnjë gjuhë që tenton t’i çnjerëzojë. Sepse heshtja ka vrarë mjaftueshëm në historinë tonë”, ka shkruar Osmani.



