gramsh humbi jeten nga masivi i dheut policia arreston dy persona 687248f728997

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona

July 12, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi të premten e 11 korrikut në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe ra mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë kryer të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim u bë arrestimi i shtetasve S. B., 41 vjeç dhe S. D., 53 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi S. B., gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi në pronën e shtetasit S. D., dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski per akuzat e arsovskes shteti ka institucione u bej thirrje te veprojne 68723f94b727e
Lajmi i mëparshëm

Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

juventus rivalizon barcen 6872496e25ca4
Lajmi i radhës

Juventus rivalizon Barçën

Të fundit nga

ShkoLartë