gramsh frike per perhapjen e semundjeve nis groposja e kafsheve te djegura 689cb7940c896

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

August 13, 2025
1 minut lexim

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit.



Ndërkohë në terren kanë zbritur ekipet e Ministrisë së Bujqësisë, të cilat po marrin masa për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur.

Kjo ndërhyrje e shpejtë vjen për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie.

Kujtojmë se si pasojë e flakëve, 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët.

Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron trump ra dakord qe ukraina te perfshihet ne bisedimet per territorin 689cb2e42567c
Lajmi i mëparshëm

Macron: Trump ra dakord që Ukraina të përfshihet në bisedimet për territorin

tre te mitur grabisin vilen e brad pitt 689cbadbbe210
Lajmi i radhës

Tre të mitur grabisin vilën e Brad Pitt

Të fundit nga

ShkoLartë