grabitja spektakolare e luvrit arrestohen pese te dyshuar ende asnje shenje te bizhuterive 690351273b3d2

Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohen pesë të dyshuar, ende asnjë shenjë të bizhuterive

October 30, 2025
1 minut lexim

Pesë persona të tjerë janë vënë në pranga për grabitjen e xhevahireve nga muzeu i Luvrit, duke e çuar në shtatë numrin total të të arrestuarve për këtë ngjarje që tronditi Francën dhe opinionin botëror.

Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, njëri prej të arrestuarve të rinj dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës prej katër personash që realizoi grabitjen, duke u maskuar si punëtorë ndërtimi dhe duke hyrë në muze për të marrë bizhuteritë historike të epokës së Napoleonit.

Autoritetet konfirmojnë se pas 11 ditësh kërkime, janë kapur tre nga katër autorët e dyshuar të grabitjes, por thesaret me vlerë mbi 100 milionë dollarë nuk janë gjetur ende. Ekspertët dyshojnë se bizhuteritë, mes tyre një gjerdan smeraldi me mbi 1,000 diamante që Napoleoni i dhuroi bashkëshortes së tij të dytë, mund të jenë çmontuar për t’u shitur si lëndë të para.

Arrestimet e fundit u kryen në Paris dhe në zonën përreth, përfshirë Seine-Saint-Denis. Dy të parët u prangosën fundjavën e kaluar, me një prej tyre që tentoi të arratisej drejt Algjerisë nga aeroporti Charles de Gaulle. Të dy kanë pranuar pjesërisht përfshirjen, pas 96 orësh marrje në pyetje.

I dyshuari i parë është 34 vjeç, shtetas algjerian, i identifikuar përmes ADN-së në një skuter të përdorur gjatë grabitjes. I dyshuari i dytë, 39 vjeç nga Aubervilliers, ishte i njohur më parë për vjedhje dhe u identifikua përmes gjurmëve të ADN-së në xhamin e thyer të vitrines. Policia nuk ka dhënë ende detaje për pesë të arrestuarit e tjerë.

Grabitja ka nxitur debat të fortë për sigurinë në muzeun më të vizituar në Francë. Drejtori i Luvrit, Laurence des Cars, pranoi në Senatin francez se zona e hyrjes ku u futën hajdutët nuk ishte e mbuluar nga kamerat e sigurisë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditi me grusht policin e rrugores arrestohet 39 vjecari ne lezhe 69034f0437235
Lajmi i mëparshëm

Goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

ardian gola i kerkon koalicion ldk se per balotazhin ne gjakove 69035656b5bb1
Lajmi i radhës

Ardian Gola i kërkon koalicion LDK-së për balotazhin në Gjakovë

Të fundit nga

ShkoLartë