grabitet qendra adisa ne gjirokaster persona te paidentifikuar thyejne xhamat dhe vjedhin 69283803eacd1

Grabitet qendra ADISA në Gjirokastër, persona të paidentifikuar thyejnë xhamat dhe vjedhin…

November 27, 2025
1 minut lexim

Qendra ADISA në Gjirokastër është grabitur rreth një javë më parë, në një ngjarje ende të paraportuar zyrtarisht nga policia dhe me autorë të paidentifikuar duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e infrastrukturës publike. Sipas burimeve lokale, persona ende të panjohur kanë thyer xhamat dhe kanë marrë objekte nga brendia e godinës, megjithëse nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve.

Qendra, e hapur në vitin 2017 si pjesë e programit kombëtar për modernizimin e shërbimeve publike, ka ofruar në Gjirokastër një seri shërbimesh të rëndësishme, duke përfshirë gjendjen civile, pasaportat, çështjet kadstrale dhe dokumentet administrative.

Hapja e ADISA-s në qytet ishte pjesë e investimeve qeveritare për qendra “one-stop-shop”, që synonin t’u lehtësonin qytetarëve aksesin në zyrat publike pa udhëtime të panevojshme.

Megjithatë, prej më shumë se një viti, qendra nuk po ofron shërbim për qytetarët dhe hapësira ka mbetur e mbyllur dhe e pambikëqyrur, duke e bërë më të ekspozuar ndaj ngjarjeve të tilla. Deri tani, policia nuk ka dhënë informacion mbi ngjarjen, nuk ka konfirmuar dëmet dhe nuk ka njoftuar për identifikimin e autorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG b0ffb20db123e983c9963e1b2c7ee46c V1
Lajmi i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi” udhëton drejt Vlorës për të nderuar 28 Nëntorin

kosova u 17 ndeshet me
Lajmi i radhës

Kosova U-17 ndeshet me Azerbajxhanin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë