grabisin 74 vjecaren perfundojne ne pranga 2 shkupjane 69db8c4e23be6

Grabisin 74 vjeçaren, përfundojnë në pranga 2 shkupjanë

April 12, 2026
1 minut lexim
Shkupi Sheshi ok 780x470 1 780x439 2

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshime se kanë grabitur një grua në urën “Goce Delçev” në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, stolitë e grabitura janë gjetur te personat në fjalë.

“Më 11.04.2026 rreth orës 15:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup (SPB- Shkup) privuan nga liria A.M. (39) dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm nga një grua 74-vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte raportuar se rreth orës 13:05, në urën “Goce Delçev” në Shkup, ata i kishin marrë me forcë stolitë personale që ajo kishte me vete. Sendet e marra janë gjetur dhe do t’i kthehen pronares, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shash gjuha shqipe si gjuhe e sulmuar ne jeten publike ne maqedoni 69db705f6d8c6
Lajmi i mëparshëm

SHASH: Gjuha shqipe si gjuhë e sulmuar në jetën publike në Maqedoni

perse zvicra eshte vendi me i mire ne bote per emigrantet 69db9d81022eb
Lajmi i radhës

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

Të fundit nga

ShkoLartë