gordon ramsay kalon neper nje operacion per kancerin e lekures mesazhi i tij per fansat 68b2ebf76d412

Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

August 30, 2025
1 minut lexim

Kuzhinieri i njohur botëror, Gordon Ramsay (58), ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment shumë personal: ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e karcinomës bazocelulare, një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës.

Ramsay publikoi dy fotografi pas ndërhyrjes, një me fashë dhe një tjetër ku dukeshin qepjet, duke treguar hapur përvojën e tij. Me humor, ai shkroi:

“Jam mirënjohës për ekipin fantastik tek The Skin Associates dhe për reagimin e tyre të shpejtë në heqjen e këtij karcinomi. Ju lutem, mos harroni kremin kundër diellit këtë fundjavë. Premtoj që nuk është ‘face-lift’, ndoshta duhet të kërkoj kthim parash…”

Postimi mori menjëherë reagime mbështetëse nga ndjekësit dhe miqtë e tij.

Një fans shkroi: “Shumë e rëndësishme që ti flitet hapur për gjëra të tilla. Shërim të shpejtë!” Ndërsa një tjetër shtoi: “Bravo që bëre kontrollin e lëkurës! Kjo është diçka që të gjithë duhet ta bëjmë rregullisht.”

Edhe organizata Cancer Research UK reagoi: “Jemi të lumtur që je mirë, Gordon, dhe faleminderit që po rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes nga dielli. Kërkoni hije, mbulohuni dhe përdorni shpesh krem kundër diellit.”

Karcinoma bazocelulare, e njohur edhe si bazaliom, zakonisht shfaqet në zonat e ekspozuara ndaj diellit dhe rritet ngadalë. Edhe pse rrallë përhapet, trajtimi i hershëm është thelbësor për të shmangur dëmtime të indeve dhe shenja të dukshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i keq ne vend shirat e dendur permbysin qytetin e lezhes 68b2e8b2da72a
Lajmi i mëparshëm

Moti i keq në vend, shirat e dendur përmbysin qytetin e Lezhës

IZET MEXHITI 5
Lajmi i radhës

Mexhiti: Kur flet Bujari, nuk është mirë për shqiptarët! Çairi do të vendos mes Beogradit dhe Evropës (VIDEO)

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë