gonxhja takim me perfaqesues te bankes boterore investim 3 milion dollare ne turizmin vendas 69c46d6e712bb

Gonxhja takim me përfaqësues të Bankës Botërore, investim 3 milion dollarë në turizmin vendas

March 26, 2026
1 minut lexim

Turizmi në vend po shënon një hap të rëndësishëm drejt një strategjie të koordinuar për turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me drejtuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Xiaoqing Yu, dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Në fokus të këtij takimi ishin investimet ne turizëm dhe në trashëgimi  kulturore duke krijuar një instrument financiar për mbështetjen e investimeve strategjike në këtë sektor.

Kjo fazë do të mbështetet nga një grant prej 3 milionë dollarësh, i cili do të përdoret për analizë, përgatitje, propozime dhe përzgjedhje të investimeve të qëndrueshme me impakt afatgjatë.

Bashkëpunimi synon të rrisë cilësinë e ndërhyrjeve në sektor dhe të promovojë identitetin kulturor dhe natyror të vendit.

Në këtë projekt do të përfshihen zonat me fluks të lartë turistik se dhe zonat me biodiversitet te veçantë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba ja dhe irani me plane te ndryshme per paqe teksa luftimet vazhdojne 69c46c8b5800b
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja dhe Irani me plane të ndryshme për paqe, teksa luftimet vazhdojnë

rrustemi eshte marre me shku vendi ne zgjedhje per ceshtjen e presidentit 69c46d75a6600
Lajmi i radhës

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë