gonxhja besa shqiptare shpetoi jete hebrenjsh gjate luftes se dyte boterore 6978f7d893f7d

Gonxhja: Besa shqiptare shpëtoi jetë hebrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore

January 27, 2026
1 minut lexim

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke nderuar viktimat e pafajshme, kujtoi besën shqiptare, si një vlerë që u shndërrua në akt humanizmi duke shpëtuar jetë hebrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri kujtoi se Muzeu “Besa”, është tashmë në proces financimi dhe zbatimi.

“Muzeu lind si një dëshmi e rrallë e këtij humanizmi, ku ndër të tjera, synon të shërbejë si hapësirë dokumentuese dhe reflektuese për këtë vlerë të rëndësishme të pasurisë shpirtërore të shqiptarëve”, tha kreu i MTKS, Gonxhja.

Në bashkëpunim me AADF, vijojnë punimet edhe në Muzeun Hebraik në Vlorë, i cili do të hedhë dritë mbi traditat e solidaritetit dhe humanizmit të rrënjosura thellë tek shqiptarët, duke paraqitur lidhjen e jashtëzakonshme midis shqiptarëve dhe komunitetit hebre në vend dhe nëpër botë.

“Shqipëria, përmes këtyre muzeve, do të flasë me zërin e saj të veçantë për botën, duke dëshmuar se drita e humanizmit mund të triumfojë falë vlerave shpirtërore edhe në errësirat më të thella të historisë”, u shpreh ministri Gonxhja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lily allen relaksohet ne meksike publikon foto provokuese nga pushimet 6978e556f2f09
Lajmi i mëparshëm

Lily Allen relaksohet në Meksikë, publikon foto provokuese nga pushimet

jave vendimtare per interin 6978f8503adaa
Lajmi i radhës

Javë vendimtare për Interin

Të fundit nga

ShkoLartë