goditje per frontin ne tearce anketa e ubo s nxjerr ne epersi te thelle kandidatin e vlen it 6872385278f15

Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi të thellë kandidatin e VLEN-it

July 12, 2025
1 minut lexim

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar nga Agjencioni UBO, tregojnë se kandidati i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se 42.1% e të anketuarve do të votonin për kandidatin e VLEN-it, ndërsa 36.5% do t’ia jepnin votën kandidatit të Frontit Evropian. Ky avantazh prej 5.6 pikësh përqindjeje konsiderohet domethënës për një komunë si Tearca, ku tradicionalisht garat elektorale kanë qenë të ngushta dhe me ndikim në balancat rajonale.

Anketa është zhvilluar në periudhën 1 deri më 7 korrik 2025 dhe pasqyron perceptimet aktuale të qytetarëve mbi ofertat politike që pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Avantazhi i VLEN-it në Tearcë shihet si vazhdim i një trendi më të gjerë të mbështetjes që ky koalicion ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe si shenjë e rritjes së besimit qytetar për një qeverisje të re lokale.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luiz ejlli ne ditelindjen e tij mu deshen plot 40 vite qe te kisha gjithcka qe kam enderruar 68723671cc69b
Lajmi i mëparshëm

Luiz Ejlli në ditëlindjen e tij : Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

IMG 6805
Lajmi i radhës

Anketa e UBO-së: VLEN në epërsi edhe në Dibër, Fronti Evropian në rrugë pa krye!

Të fundit nga

ShkoLartë