goditi me thike 3 gra ne metrone e parisit arrestohet sulmuesi 694fb042d3f56

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

December 27, 2025
1 minut lexim

Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes, më 26 dhjetor. Hetuesit aktualisht po përjashtojnë terrorizmin. Sulmuesi, sipas raportimeve të medias franceze, besohet të jetë “mendërisht i paqëndrueshëm”. Ai iku menjëherë pas sulmeve dhe u arrestua në shtëpinë e tij në Sarcelles, në veri të kryeqytetit francez.



I dyshuari me origjinë afrikane, fillimisht sulmoi një grua me thikë në stacionin République, pastaj vazhdoi drejt stacioneve Arts et Métiers dhe Opera. Më pas ai iku përgjatë linjës 8 përpara se të arrestohej disa orë më vonë. Ai  u gjurmua falë pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes dhe telefonit të tij celular.

Jeta e viktimave nuk është në rrezik dhe lëndimet e tyre janë sipërfaqësore. Një grua u godit në këmbë dhe një tjetër në shpinë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

media britanike shqiperia kryeson mes destinacioneve me te mira per pushime 694faf13154ec
Lajmi i mëparshëm

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

se mos dridhen duart kur te besh qitje miri i fluturon puthje kristit do vish te perkedhel ty 694fb253d35b6
Lajmi i radhës

“Se mos dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

Të fundit nga

ShkoLartë