goditi me makine nje 20 vjecar dhe u largua nga vendi i ngjarjes arrestohet reperi i njohur 68fc87b16e924

Goditi me makinë një 20-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet reperi i njohur

October 25, 2025
1 minut lexim

Reperi britanik Ghetts, emri i vërtetë i të cilit është Justin Clarke-Samuel, po përballet me akuzën për shkaktim të lëndimeve të rënda nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit, pasi një 20-vjeçare ndërroi jetë në një aksident.

Incidenti ndodhi më 18 tetor, në Ilford, në verilindje të Londrës, kur Ghetts goditi me grusht një burrë dhe më pas nuk u ndal. I ndjeri ndërroi jetë në spital po atë ditë që reperi u paraqit në gjykatë.

Akuzat pritet të ndryshohen nga shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore në shkaktim vdekjeje nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit në seancën e ardhshme dëgjimore. Ghetts pritet të paraqitet në gjykatë më 27 tetor dhe mbetet në burg deri atëherë. Policia ka bërë thirrje që dëshmitarët të paraqiten me informacione rreth aksidentit. Ghetts është një nga reperët më të famshëm në skenën muzikore britanike.

Vitin e kaluar ai performoi në Glastonbury dhe në karrierën e tij ka bashkëpunuar me Ed Sheeran, Stormzy dhe Skepta. Përveç karrierës së tij muzikore, ai provoi edhe aktrimin dhe pati një rol në serialin “Supacell”. Vitin e kaluar ai mori edhe çmimin Mobo Pioneer për kontributin e tij në kulturën britanike të zezakëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne onkologji perfundon shperndarja e protezave te gjirit por jo edhe parukat 68fc869455dbd
Lajmi i mëparshëm

​Në Onkologji përfundon shpërndarja e protezave të gjirit, por jo edhe parukat

vlen me fjalorin e tij ali ahmeti ia vuri drynin aki se 68fc9135e89e1
Lajmi i radhës

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë