goditet rrjeti kriminal shqiptar ne itali grabiste hotelet luksoze sekuestrohen 3 kg kokaine 6a518570198c9

Goditet rrjeti kriminal shqiptar në Itali, grabiste hotelet luksoze – sekuestrohen 3 kg kokainë

July 11, 2026
1 minut lexim

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka çuar në çmontimin e tre grupeve kriminale të përbëra nga shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se ishin përgjegjës për një valë vjedhjesh në hotele luksoze në veri të Italisë.

Si rezultat i aksionit, 12 persona janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak. Dy anëtarë të dyshuar të rrjetit vijojnë të jenë në arrati dhe po kërkohen nga policia.

Sipas mediave italiane, të dyshuarit, kryesisht rreth moshës 30-vjeçare, vepronin në tri grupe të ndara dhe akuzohen për 63 vjedhje të dokumentuara. Objektiv i tyre ishin hotelet me katër dhe pesë yje në provincën autonome të Bolzanos, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga grabitjet vlerësohet në rreth 300 mijë euro.

Hetimet nisën në gusht të vitit 2025, pas rritjes së numrit të vjedhjeve në strukturat hoteliere të zonës. Ato u zhvilluan nga karabinierët në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Bolzanos.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve të kryera, autoritetet sekuestruan edhe rreth tre kilogramë kokainë, çka ka shtuar dyshimet se grupet ishin të përfshira edhe në aktivitete të tjera kriminale.

Sipas hetuesve, rrjeti nuk vepronte vetëm në Tirolin Jugor, por dyshohet se aktiviteti i tij shtrihej edhe në rajone të tjera të Italisë. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme dhe për kapjen e dy personave që ende nuk janë arrestuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ska kolona ne kufi pritjet 5 minuta 6a5184f35f566
Lajmi i mëparshëm

S’ka kolona në kufi, pritjet 5 minuta

gjeorgjia mbetet jashte samitit te nato s rriten shqetesimet per izolim nderkombetar 6a518609a63db
Lajmi i radhës

Gjeorgjia mbetet jashtë samitit të NATO-s, rriten shqetësimet për izolim ndërkombëtar

Të fundit nga

S’ka kolona në kufi, pritjet 5 minuta

Për momentin, situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, ndërsa hyrjet dhe daljet e qytetarëve po zhvillohen pa vonesa të konsiderueshme. Sipas të dhënave më të fundit, koha e pritjes
ShkoLartë