goditet rrjeti i trafikut te droges ne greqi kapen mbi 38 kg kokaine te fshehura ne kontejner bananesh ne portin e pireut 68f2ba45f2e8c

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, kapen mbi 38 kg kokainë të fshehura në kontejner bananesh në portin e Pireut

October 17, 2025
1 minut lexim

Autoritetet greke kanë dhënë një tjetër goditje të fortë rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës, duke sekuestruar mbi 38 kilogramë kokainë në portin e Pireut.

Sasia e drogës u zbulua pas një operacioni të koordinuar mes Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, si dhe autoriteteve doganore e financiare.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 33 pako që përmbanin kokainë me peshë totale 38 kilogramë e 200 gramë. Lënda narkotike ishte fshehur me kujdes brenda mekanizmit të ftohjes së një kontejneri me 1,080 kuti bananesh, që kishte mbërritur me anije nga një vend i huaj me destinacion portin e Pireut.

Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e kokainës së sekuestruar në treg tejkalon një milion euro. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin ndërkombëtar të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

johann wadephul budapesti perpjekja e dyte per ta bindur putin te negocioje 68f2b8969c342
Lajmi i mëparshëm

Johann Wadephul: Budapesti, përpjekja e dytë për ta bindur Putin të negociojë

diskutimet brenda shba zelensky i propozon trump marreveshjen 68f2be86e7b9b
Lajmi i radhës

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Të fundit nga

ShkoLartë