goditet nje rast i peshkimit te ndaluar ne palase procedohen tre persona 68a2f564746ec

Goditet një rast i peshkimit të ndaluar në Palasë, procedohen tre persona

August 18, 2025
1 minut lexim

Është evidentuar dhe goditur një rast i peshkimi të ndaluar në zonën e Palasës.

Për pasojë janë proceduar shtetasit më iniciale A. B., 42 vjeç, K. B., 35 vjeç, dhe M. H., 45 vjeç, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.

Njoftimi:

Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas.

Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara në zonën ujore për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ushtrimit të peshkimit të ndaluar në 📍 Palasë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasve:
• A. B., 42 vjeç, banues në Himarë,
• K. B., 35 vjeç, banues në Himarë.

Si dhe, për veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, në ngarkim të shtetasit:
• M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.

Të tre shtetasit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarët të mos ushtrojnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidatet ne pritje te kqz se elezi jemi ne proces verifikimi 68a2f4c1b11d7
Lajmi i mëparshëm

Kandidatët në pritje të KQZ-së, Elezi: Jemi në proces verifikimi

donbasi krimea dhe neni 5 temat me te nxehta te luftes ne ukraine 68a2f5da80953
Lajmi i radhës

Donbasi, Krimea dhe Neni 5/ Temat më të nxehta të luftës në Ukrainë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë