goditet nje rast i aktivitetit te lojerave te fatit arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri 6926e676f0a10

Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

November 26, 2025
1 minut lexim

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit në Tiranë.

Për pasojë janë arrestuar në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;
-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rosie huntington whiteley shkelqen ne eventin e burberry t per pemen e krishtlindjeve 6926d3d159318
Lajmi i mëparshëm

Rosie Huntington-Whiteley shkëlqen në eventin e Burberry-t për pemën e Krishtlindjeve

spanja po pergatitet te sfidoje argjentinen ne disa fronte 6926e6dabb3a9
Lajmi i radhës

Spanja po përgatitet të sfidojë Argjentinën në disa fronte

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë