goditen dy raste te kultivimit te bimeve narkotike ne kruje nje i arrestuar dhe nje i shpallur ne kerkim 68b6f423c1ca5

Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

September 2, 2025
1 minut lexim

Goditen dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë.

Uniformat blu bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.

Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi me iniciale  Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.

Njoftimi:

Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

14 nentori caktohet per mbylljen e ceshtjes se mbrojtjes ne rastin kunder thacit dhe te tjereve 68b6f38ad2dcc
Lajmi i mëparshëm

14 nëntori caktohet për mbylljen e çështjes së mbrojtjes në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

zhelyazkov nderprerja e gps it ne aeroplanin e presidentes se ke se nuk eshte kercenim dhe nuk nevojitet hetim 68b6f49678b53
Lajmi i radhës

​Zhelyazkov: Ndërprerja e GPS-it në aeroplanin e Presidentes së KE-së nuk është kërcënim dhe nuk nevojitet hetim

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë