gjysme milioni euro nen hetim albina nura jep deshmi per rastin e be se ne kosove 68ff3dc25ee5f

Gjysmë milioni euro nën hetim, Albina Nura jep dëshmi për rastin e BE-së në Kosovë

October 27, 2025
1 minut lexim

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka nisur seanca gjyqësore në rastin ndaj ish-zyrtares së Bashkimit Evropian në Kosovë, Albina Nura.

Në këtë seancë, po jep dëshminë e saj vetë e akuzuara Nura, e cila ka sqaruar procedurat që, sipas saj, janë ndjekur në rastin e nënshkrimit të amendamenteve të kontratave.

“Sipas kontratës, unë e kam pasë të detyruar të lajmëroj vetëm punët me pagesë, pra nëse kam pasë punë me pagesë jashtë orarit të punës. As në kontratën time nuk më është kërkuar të raportoj investime të mia dhe të familjes time. Nuk ka të bëjë ‘pragu’ me investimet e mia, vlen vetëm për implementimin e buxheteve të implementuara të BE-së”, ka thënë Nura.

Ajo ka shtuar se të gjitha transaksionet financiare janë bërë në mënyrë të ligjshme dhe të dokumentuar: “Qysh e kam dëshmuar, edhe kur jam pyetur në hetuesi, edhe kur i kam dorëzuar transferet bankare në 2020, secili transfer është bërë me kontrata, të gjitha janë te noteri. Nuk ka kurgjë në ato transfere që nuk mbështetet se janë bërë nga unë dhe burri im. Shumë prej atyre financimeve për të cilat më kanë pyetur edhe hetuesit, të gjitha janë në regjistrin e kredive dhe janë pjesë e këtij folderi.”

Sipas Nurës, të gjitha procedurat janë zhvilluar në përputhje me rregullat institucionale të Bashkimit Evropian dhe nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm nga ana e saj.

Albina Nura akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se i ka shkaktuar dëm prej rreth 500 mijë eurosh buxhetit të BE-së, me ç’rast dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Konflikt interesi”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interi demtohet rende pezullohen tre gjyqtare pas derbit me napolin 68ff3db508694
Lajmi i mëparshëm

​Interi dëmtohet rëndë, pezullohen tre gjyqtarë pas derbit me Napolin

deme nga reshjet e shiut ne bulqize permbytet rruga ne zallin e thate bllokohen per ore te tera fshatrat kokerdhak dhe kocaj 68ff3e6574495
Lajmi i radhës

Dëme nga reshjet e shiut në Bulqizë, përmbytet rruga në “Zallin e Thatë”, bllokohen për orë të tëra fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj

Të fundit nga

ShkoLartë