gjyqtarja remzije istrefi peci rrobat tona gjyqesore deshmojne barazine 69b42ca3efa48

​Gjyqtarja Remzije Istrefi-Peci: Rrobat tona gjyqësore dëshmojnë barazinë

March 13, 2026
1 minut lexim

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, ka theksuar rëndësinë e rolit të grave në sistemin e drejtësisë dhe në mbrojtjen e parimeve kushtetuese.

Në kuadër të serisë së citimeve “Women on the Bench and Beyond – Protecting Access to Justice”, ajo thekson rëndësinë e përkushtimit të grave gjyqtare ndaj mbrojtjes së Kushtetutës.

“Si gra gjyqtare, rrobat tona gjyqësore nuk përfaqësojnë vetëm autoritetin e Gjykatës; ato dëshmojnë se barazia nuk është thjesht një aspiratë, por një realitet që jetohet përmes pranisë sonë, qëndrueshmërisë dhe përkushtimit tonë për të mbrojtur çdo shkronjë të Kushtetutës”, ka thënë gjyqtarja Istrefi-Peci.

Seria e citimeve synon të theksojë kontributin e grave në gjyqësor dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur dhe zgjeruar qasjen në drejtësi në komunitetet e tyre dhe më gjerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lindi premature foshnja 2 muajshe ne korce ne gjendje kritike niset me urgjence drejt tiranes 69b42c68643d5
Lajmi i mëparshëm

Lindi prematurë, foshnja 2-muajshe në Korçë në gjendje kritike, niset me urgjencë drejt Tiranës

policia financiare padit ish drejtorin e bdi se sabahudin rustemi dyshohet per pervetesim mbi 4 milione denare me kontrata fiktive 69b42efbce548
Lajmi i radhës

Policia financiare padit ish-drejtorin e BDI-së Sabahudin Rustemi, dyshohet për përvetësim mbi 4 milionë denarë me kontrata fiktive

Të fundit nga

ShkoLartë