gjyqi per saimir tahirin dhe ish drejtorin e policise se vlores jaeld cela gjykata e larte ndryshon gjyqtarin relator 6960e8746a58a

Gjyqi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela: Gjykata e Lartë ndryshon gjyqtarin relator

January 9, 2026
1 minut lexim

Shorti i vitit 2022 kishte caktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator për këtë çështje, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar ai dha dorëheqjen. Arsyetimi i tij ishte se kishte shqyrtuar më parë kërkesa gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda. Në vend të tij, relator u emërua gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala.

SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke mos u pajtuar me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, dhe kërkon që Tahiri të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, me një dënim prej 12 vitesh burg.

Ndërkohë, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar Tahirin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 3.4 vite. Më pas, dënimi u pezullua dhe iu vendos periudhë prove. Ky vendim u ankua nga të dyja palët, dhe Apeli i GJKKO-së e prishi pezullimin, duke konfirmuar 3.4 vite burg. Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit për shkak të rrethanave familjare, pa e shlyer plotësisht dënimin.

Në Gjykatën e Lartë, përveç relatorit Gent Shala, pritet të caktohet data e seancës dhe të emërohen dy anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore, për të shqyrtuar rekursin e SPAK dhe ankimimin e Tahirit, i cili kërkon shpalljen e pafajësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjate muajit dhjetor jane mbledhur 13 000 ton mbeturina komunale ne shkup 6960dbf7e8af3
Lajmi i mëparshëm

Gjatë muajit dhjetor janë mbledhur 13.000 ton mbeturina komunale në Shkup

nga varferia te premierliga 6960e8d8d638d
Lajmi i radhës

Nga varfëria te Premierliga

Të fundit nga

ShkoLartë