gjyqi ndaj svecles zybes e pacollit per gazin lotsjelles mbahet sot 690467a174e4c

Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit për gazin lotsjellës mbahet sot

October 31, 2025
1 minut lexim

Sot, me fillim nga ora 10:00, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

Derisa urdhëresa për sjellje me detyrim në Gjykatë të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, njashtu dhe deputetëve të VV-së, mund të ekzekutohet sot nga Policia e Kosovës.

Kjo urdhëresë është ende aktive, dhe këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar përsëri zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyres zyrtare nga neni 409 paragrafi të KPRK-së”.

“Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S.Gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarr veprimet e mëtejme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës”, deklaroi Gashi.

“Urdhëresën do ta ekzekutoj Policia e Kosovës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkeljet ne tendera spak i kerkon belinda ballukut te paraqitet sot per tu njohur me akuzat 690467392c177
Lajmi i mëparshëm

Shkeljet në tendera, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

live shkarkimi i veliajt kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e kryebashkiakut nga qeveria dhe dekretin e begajt per zgjedhjet ne tirane 690468442c12a
Lajmi i radhës

LIVE/ Shkarkimi i Veliajt, Kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e kryebashkiakut nga Qeveria dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë