gjyqesori drejtesia mbetet testi me i madh per institucionet 69556d997e2d2

Gjyqësori, drejtësia mbetet testi më i madh për institucionet

December 31, 2025
min lexim

Shkup, 31 dhjetor – Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 u shënua nga përpjekje për reforma ligjore, por edhe nga kritika të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për mungesë rezultatesh konkrete.

Fokus kryesor ishte ndryshimi i ligjeve për Prokurorinë Publike, që para një dite kaloi filtrin qeveritar dhe ligji për Këshillin Gjyqësor që u miratua 3 ditë para fundvitit në Kuvend. Këto ligje trajtojnë mekanizmat e vlerësimit e disiplinës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, me synim rritjen e llogaridhënies dhe pavarësisë institucionale. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ligj është vendosja e kritereve më të rrepta lidhur me atë se kush mund të jetë kandidat për anëtar të Këshillit Gjyqësor. Ligji për Prokurorinë Publike do të futë ndryshime në procedurën e zgjedhjes së Prokurorit Publik, me kritere dhe mekanizma të përcaktuar qartë që sigurojnë një qasje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në meritë.

Ajo që publiku po e pret prej kohësh është një Kod i ri Penal. Gjatë periudhës së kaluar, ekspertët ishin unanimë se nuk ekziston mënyrë për t’u sanuar pasojat e dëmshme të shkaktuara nga ndryshimet e kontestuara të Kodit Penal në vitin 2023, që mundësuan që një numër i madh funksionarësh t’i shpëtojnë ndjekjes penale. Vetëm në rastet e ish-Prokurorisë Speciale, rreth 80 të akuzuar përfituan nga parashkrimi i veprave. Megjithëse Kuvendi ka miratuar qindra ligje, ndryshimet që do të garantonin drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës mbeten të shtyra për vitin 2026.

Përveç ligjeve, problem serioz mbetet edhe mungesa e kuadrove. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se gjyqësori funksionon me kapacitete të reduktuara të gjykatësve dhe me mungesë të theksuar të administratës gjyqësore, gjë e cila është konstatuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Në raportin e fundit, BE-ja vlerësoi se Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar përparim të matshëm në drejtim të pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së gjykatave. Në raport thuhet se presionet politike dhe mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare mbeten pengesat kryesore. Në raport thuhet se nuk është bërë përparim në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në shumë fusha dhe përbën një çështje serioze shqetësimi.

Këtë vit e karakterizuan edhe kritika dhe përplasje mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe gjyqësorit, për atë se kush bart fajin për gjendjen në të cilën gjendet gjyqësori. Drejtësi në procese gjyqësore dhe përmes protestave kërkojnë familjet e 63 viktimave nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, drejtësi kërkojnë familjet e viktimave nga aksidentet e trafikut. Ndërkohë që organet e ndjekjes filluan hetimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar për disa ish-funksionarë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alba e zhgenjyer nga meshkujt sdua ta njoh asnje ma kane sjelle ne maje te hundes 695568d156e7c
Lajmi i mëparshëm

Alba e zhgënjyer nga meshkujt: S’dua ta njoh asnjë, ma kanë sjellë në majë të hundës

HAND CUFFS
Lajmi i radhës

Ish-drejtori i Burgut të Shkupit dënohet me 8 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë