gjykimi per vrasjen e vjehrrit eksperti mjeko ligjor thote se elementi kohe ska ndikuar ne vdekjen e viktimes 68a856e25c80a

Gjykimi për vrasjen e vjehrrit, eksperti mjeko-ligjor thotë se elementi kohë s’ka ndikuar në vdekjen e viktimës

August 22, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Edon Bujupit, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit, të premten u dëgjua eksperti mjeko-ligjor Naim Uka, i cili tha se elementi kohë nuk ka ndikuar në vdekjen e viktimës A.K.,

Këtë deklarim, Uka e bëri duke dhënë sqarime rreth pyetjes lidhur me dëshminë e dëshmitarit nga seanca se kaluar se kishte pasur vonesë deri tek dhënia e ndihmës për tani të ndjerin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata kërkoi sqarime se a ka pasur ndikim vonesa nga momenti i marrjes se plagëve deri tek ndihma e parë që të shkaktojë vdekjen e A.K.

Lidhur me këtë, eksperti Uka tha se tani i ndjeri i ishte nënshtruar intervenimit brenda njëorëshit të parë pas marrjes së plagëve, kështu duke konstatuar se duke pasur parasysh plagët e marra, vdekja nuk kishte të bëjë me elementin kohë.

“Nuk ka të bëjë me elementin kohë”, tha Uka. Seanca vazhdoi me leximin e provave materiale, të cilat i prezantoi prokurori Armend Hamiti.

Prokurori Hamiti tha se nga raporti i autopsisë, foto-dokumentacioni në shkresat e lëndës, video-incizimi i vendit të ngjarjes, ekspertiza e AND-së, dhe deshmitë e dëshmitarëve, plotësohen elementet e veprës penale që i vihet në barrë të akuzuarit.

Ndërsa, seanca u ndërpre me kërkesë të prokurorit Hamiti, me arsyetimin se nuk është prokuror i rastit dhe se duke pasur parasysh peshën e veprës penale, nuk mund të vazhdojë me marrjen në pyetje të të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e datës 21 tetor 2024, thuhet se Edon Bujupi, me datë 29 nëntor 2023, rreth orës 21:15, në banesën e tij në rrugën “Ali Vitija”, pas një mosmarrëveshjeje mes tij dhe miqve të tij (babait dhe vëllait të gruas), kanë filluar përleshjen mes vete, ku gjatë përleshjes fizike, me dashje që ta privojë nga jeta, i pandehuri Edon godet me armë të ftohtë – thikë e cila kishte gjatësinë e tehut 19 centimetra – në regjionin e majtë të kraharorit tani të ndjerit A.K., i cili si pasojë e plagëve të shkaktuara ka ndërruar jetë në SHSKUK.

Me këtë, Bujupi sipas aktakuzës thuhet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bojku do te jete nje ndeshje e veshtire 68a856d42c7e9
Lajmi i mëparshëm

Bojku: Do të jetë një ndeshje e vështirë

krimi makaber ne greqi shqiptari vrau gruan me thike publikohen fotot e ciftit te lumtur gjate pushimeve 68a857873007f
Lajmi i radhës

Krimi makabër në Greqi/ Shqiptari vrau gruan me thikë, publikohen fotot e çiftit, të lumtur gjatë pushimeve

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë