gjykimi ndaj nagip krasniqit fejzullahu e gjobitem kek un per kontratat e paligjshme 68b8d1a034bde

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, Fejzullahu: E gjobitëm KEK-un për kontratat e paligjshme

September 4, 2025
1 minut lexim

Në gjykimin kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit ka nisur procesi i dëgjimit të dëshmitarëve. Njëri nga ata që dëshmoi sot, është kryeshefi bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i cili konfirmoi se e kishin gjobitur KEK-un për kontratat e paligjshme, njëra nga të cialt ishte me “Holding Slovenske Elektrane”.

I pari në gjykatore, erdhi i akuzuari, Nagip Krasniqi.

Në rastin ku ai akuzohet për korrupsion si ish kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, u dëgjuan dëshmitarët e parë.

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, nisi i pari dëshminë.

Ai tregoi se monitorimi i furnizuesve kishte filluar në vitin 2022, pas disa informacioneve që kishin shkuar në ZRrE, se në tregun kosovar po operojnë operator ekonomik të palicencuar.

Sipas të gjeturave të këtyre monitorimeve, Fejzullahu theksoi se kishte kontrata të nënshkuara në shpërputhje me legjislacionin në fuqi.

Njëra nga to, ajo mes KEK-ut dhe “Holding Slovenske Elektrane”, raporton teve1.

Rrjedhimisht, ai tregoi se kishin kërkuar nga KEK-u që të ndërpritej kjo kontratë, dhe paralelisht kishin shqiptuar edhe gjobë.

Fejzullahu pati edhe një ballafaqim me të akuzuarin Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi, ia kishte mundësuar tregtimin e energjisë operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane”, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Me këtë, “HSE”, i është mundësuar përfitimi pasuror dhe shmangia nga tatimi në Kosovë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 532 mijë euro, kurse KEK-u ishte dëmtuar me rreth tre milionë e 229 mijë euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhegrova i jep lamtumiren emocionuese lilles do te jeni pergjithmone ne zemren time 68b8d19417904
Lajmi i mëparshëm

Zhegrova i jep lamtumirën emocionuese Lilles: Do të jeni përgjithmonë në zemrën time

kryeministri francez perballet me renien e qeverise cilet jane skenaret e mundshem 68b8d2b63f373
Lajmi i radhës

Kryeministri francez përballet me rënien e qeverisë — cilët janë skenarët e mundshëm?

Të fundit nga

ShkoLartë