gjykimi ndaj ish krereve te uck se mbrojtja fillon paraqitjen e provave me 15 shtator 6885bb8651f68

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mbrojtja fillon paraqitjen e provave më 15 shtator

July 27, 2025
1 minut lexim

Të premtën, më 25 korrik, Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka lëshuar urdhër me të cilin e ka caktuar 15 shtatorin si datë kur mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të nisë paraqitjen e provave.

Sipas vendimit të nxjerrë, data do të konfirmohet në konferencën përgatitore për Mbrojtjen që do të mbahet më 19 gusht 2025.

“Paneli lëshoi gjithashtu edhe urdhra të mëtejshëm në lidhje me aspekte si listat e rishikuara të provave materiale dhe afatet për nxjerrjen e provave”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angellov zjarrin ne zheline e shuajme mirepo vazhdimisht ndizet nga dikush 68858ac4d2353
Lajmi i mëparshëm

Angellov: Zjarrin në Zhelinë e shuajmë, mirëpo vazhdimisht ndizet nga dikush

shkrumbohet greqia digjen disa banesa autoritetet syte nga be ja kerkojne perforcime per te shpetuar nga flaket 6885bcb075369
Lajmi i radhës

“Shkrumbohet” Greqia, digjen disa banesa! Autoritetet sytë nga BE-ja, kërkojnë përforcime për të shpëtuar nga flakët

Të fundit nga

ShkoLartë