gjykatesja federale del kunder trump ndalon perkohesisht vendosjen e gardes kombetare ne portland 68e2236d3b0dd

Gjykatësja federale del kundër Trump, ndalon përkohësisht vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland

October 5, 2025
1 minut lexim

Një gjykatëse federale ka bllokuar përkohësisht përpjekjen e administratës Trump për të vendosur Gardën Kombëtare në Portland, duke argumentuar se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese dhe ka shkelur Amendamentin e Dhjetë.

Në një vendim që përbën një pengesë të rëndësishme ligjore për Shtëpinë e Bardhë, gjyqtarja Karin Immergut, e emëruar vetë nga Trump, vendosi një urdhër të përkohshëm kufizues 14-ditor, duke e lënë Gardën nën komandën e guvernatores së Oregonit, Tina Kotek.

Gjykatësja vlerësoi se incidentet e protestave, të cilat administrata i kishte cilësuar si “trazira të dhunshme” jashtë një objekti të ICE, nuk përbëjnë një situatë që kërkon ndërhyrje ushtarake federale. Ajo shkroi se veprimet e qeverisë federale rrezikojnë të turbullojnë ndarjen mes pushtetit civil dhe atij ushtarak.

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Oregonit, Dan Rayfield, shteti do të kërkojë zgjatje të urdhrit, i cili skadon më 18 tetor. Ai e quajti vendimin “një kontroll të shëndetshëm mbi pushtetin presidencial”.

Administrata Trump kishte kërkuar federalizimin e 200 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Oregonit për t’i dërguar në Portland. Por zyrtarët shtetërorë theksuan se këta ushtarakë ishin ende në fazë stërvitjeje dhe nuk ishin vendosur në terren.

Vendimi i gjyqtares rikthen kontrollin mbi Gardën Kombëtare tek guvernatorja Kotek, e cila deklaroi:

“Shpresojmë që Presidenti Trump të respektojë vendimin e gjykatës dhe sundimin e ligjit.”


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu shpresoj qe lirimi i pengjeve te behet i ditur brenda ditesh 68e221b42a5cf
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

guida e fundjaves perfekte per ty qe je introverte 68e229b516bf9
Lajmi i radhës

Guida e fundjavës perfekte për ty që je introverte

Të fundit nga

ShkoLartë