gjykatesi nga tetova sadulla izairi u zgjodh anetar i keshillit gjyqesor nga komunitetet jo shumice 697c82e599954

Gjykatësi nga Tetova Sadulla Izairi u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor nga komunitetet jo-shumicë

January 30, 2026
min lexim

Gjykatësi Sadulla Izairi nga Gjykata Themelore e Tetovës mori më së shumti vota në zgjedhjet e drejtpërdrejta të djeshme për anëtar të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjykatësve që u përkasin komuniteteve etnike që janë mbi 20 për qind në shtet, transmeton Portalb.mk.

Për Izairin votuan 179 gjyqtarë nga gjithsej 390 që dje e shfrytëzuan të drejtën e votës.

“Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore është 418, prej të cilëve kanë votuar gjithsej 390 votues, apo 93 përqind e votuesve. Fletëvotime të pavlefshme gjithsej ka 12”, tha gjykatësi Osman Shabani, kryetar i Komisionit për zbatimin e zgjedhjeve.

Në garë për vendin në Këshillin Gjyqësor ishin edhe pesë kandidatë të tjerë:–Afrim Jakupi, gjykatës i Gjykatës së Apelit Gostivar; Ylber Hasani, gjykatës i Gjykatës Themelore Civile Shkup; Hasan Asani, gjykatës/kryetar i Gjykatës Themelore Tetovë; Xhemali Saiti, gjykatës i Gjykatës Supreme dhe Shpresa Grainca-Osmani, gjykatëse e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

“Vërej se këto janë rezultate preliminare, pasi është në rrjedhë afati prej pesë orësh për ankesa. Për rezultatin përfundimtar gjatë ditës së nesërme do të publikohet njoftim në faqen e Këshillit Gjyqësor”, tha mbrëmë gjykatësi Shabani.

Sadulla Izairi është zgjedhur gjykatës para 18 vitesh. Studimet në Fakultetin Juridik i ka kryer në Prishtinë, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 2004.

Gjatë karrierës së tij, sipas biografisë së shkurtër të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës Themelore Tetovë, ai ka punuar si menaxher i një firme private në Tetovë, ka qenë sekretar në Komunën e Bogovinës, ndërsa nga viti 2005 deri më 2008 ka ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithshëm të “Postës së Maqedonisë”. Në vitin 2008, me vendim të Këshillit Gjyqësor, është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Themelore Tetovë, ku punon në lëndë nga fusha penale.

Zgjedhja për anëtar të Këshillit Gjyqësor erdhi pas përfundimit të mandatit gjashtëvjeçar të gjykatësit Hanif Zendeli nga Gjykata e Apelit Gostivar, i cili u zgjodh anëtar i Këshillit më 22 janar 2020.

Më herët këtë muaj, me propozim të presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, për anëtare të Këshillit Gjyqësor u zgjodhën avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska dhe profesoresha universitare Arlinda Kadri-Shahinoviq.

Këshilli Gjyqësor numëron 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga gjyqtarët aktivë, dy janë anëtarë sipas funksionit (kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë – pa të drejtë vote), tre zgjidhen nga Kuvendi, ndërsa dy zgjidhen nga Kuvendi me propozim të presidentit të shtetit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

femer
Lajmi i mëparshëm

Gurët në veshka: Simptomat, trajtimi dhe mënyrat e parandalimit

pentagoni eshte gati per lufte trump do te ishte mire nese nuk do te na duhej 697c83465b6db
Lajmi i radhës

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

Të fundit nga

Burraj dhe Dauti shpallen më të mirët

Qyteti i Elbasanit priti Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës, një aktivitet që mblodhi afro 200 sportistë meshkuj dhe femra, përfaqësues të 12 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria. Garat u zhvilluan në
ShkoLartë