gjykatat raportojne punen e tyre kgjk kerkon me shume efikasitet 6aa29933df189

Gjykatat raportojnë punën e tyre, KGJK kërkon më shumë efikasitet

September 10, 2026
1 minut lexim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka shqyrtuar punën e gjykatave gjatë tremujorit të dytë dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Në takimin e 372-të të KGJK-së, kryetarët e gjykatave kanë paraqitur raportet për punën e tyre gjatë periudhës prill–qershor, ndërsa është raportuar edhe për punën e Departamenteve Speciale të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas KGJK-së, raportet përmbajnë të dhëna për numrin e lëndëve të pranuara dhe të përfunduara, efikasitetin e gjykatave, regjistrimin e lëndëve në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe transparencën dhe komunikimin me publikun.

“Raportet përfshijnë të dhëna të ndryshme lidhur me performancën e gjykatave në përfundimin e rasteve gjyqësore”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Raportet janë paraqitur nga drejtuesit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe gjykatave themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë, si dhe nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative.

Pas prezantimeve, të gjitha raportet e punës për këtë periudhë u miratuan nga anëtarët e KGJK-së.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, falënderoi kryetarët e gjykatave për raportimet dhe kërkoi angazhim të shtuar për rritjen e efikasitetit.

“Është e nevojshme një angazhim i shtuar me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së gjykatave”, theksoi Thaqi.

Në mbledhje u miratuan edhe rekomandimet e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, si dhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të KGJK-së nr. 23/2026, të datës 16 janar 2026.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vmro dpmne i kunderpergjigjet osmanit as qe na shkon ndermend te bisedojme me ty per tema serioze nuk ka pasur asnje komunikim me bdi ne per zgjedhje te parakohshme 6aa282ad9e16e
Lajmi i mëparshëm

VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Osmanit: As që na shkon ndërmend të bisedojmë me ty për tema serioze, nuk ka pasur asnjë komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

mashtronin qytetare europiane per te depozituar para ne platforma online spak ekzekuton 8 masa sigurie 6aa299af8c05f
Lajmi i radhës

Mashtronin qytetarë europianë për të depozituar para në platforma online, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie

Të fundit nga

ShkoLartë