gjykata vendos perseri qe 5 policet e dyshuar per vrasje nga pakujdesia te shkojne ne paraburgim 6880c9e5acc18

Gjykata vendos përsëri që 5 policët e dyshuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ të shkojnë në paraburgim

July 23, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Lipjan ka marrë vendim që t’i dërgoj përsëri në paraburgim 5 zyrtarët policorë që po dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjecarit, Agon Zejnullahu.

Pas kthimit të çështjes në rivendosje nga Gjykata e Apelit lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 zyrtarëve policorë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu”, teksa po e arrestonin, Gjykata Themelore ka marrë përsëri vendim që t’i caktoj masën e paraburgimit të dyshuarve Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

“Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, e cila masë do t’iu llogaritet prej datës së ndalimit 07.07.2025 deri me datën 06.08.2025.” – thuhet në  aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Benita Berisha.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe pas vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre të deklaruar në seancën dëgjimore, dhe gjitha shkresave të lëndës, konstatoi se në rastin konkret kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve e parashtruar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtine, është e bazuar, për faktin se në rastin konkret ka arsye të mjaftueshme që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit, për çka edhe vendosi si në dispozitiv të këtij aktvendimi.” – thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës. /Kallxo

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gati per milanin 6880c9e28eab6
Lajmi i mëparshëm

Gati për Milanin

proteste ne ukraine zelensky nenshkruan projektligjin qe dobeson agjencite anti korrupsion 6880cb0eb0336
Lajmi i radhës

Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë