gjykata themelore ne gjilan thote se mefail shkodra nuk ka lende aktive ne kete institucion 6899de64006e9

​Gjykata Themelore në Gjilan thotë se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë institucion

August 11, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dalë me një sqarim lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën, më 10 gusht, duke thënë se ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë.

Sipas njoftimit të gjykatës, Shkodra ka pasur tri lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues.

“Në vitin 2018, është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;

Në vitin 2014 është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar; Në vitin 2011, është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, gjykata tha se nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i nxehti afrikan temperaturat deri ne 42c 6899dc490cab1
Lajmi i mëparshëm

I nxehti afrikan, temperaturat deri në 42°C

enca haxhia mahnit ndjekesit me pamje joshese 6899df8fe4475
Lajmi i radhës

Enca Haxhia mahnit ndjekësit me pamje joshëse

Të fundit nga

ShkoLartë