gjykata speciale dhe zps ja publikojne raportin vjetor 686455af33049

Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor

July 1, 2025
1 minut lexim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kanë publikuar sot raportin vjetor për vitin 2024.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024, përfundoi një çështje gjyqësore për krime të luftës, u shqiptua aktgjykimi në një çështje të dytë gjyqësore për krime të luftës dhe një çështje gjyqësore në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë iu transferua trupit gjykues. Pas konfirmimit të aktakuzës kundër pesë të akuzuarve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, u kryen arrestime dhe filloi procedura paraprake.

Procesi gjyqësor në çështjen për krime të luftës Thaçi dhe të tjerët po përparon në mënyrë efikase dhe dy personat e parë të dënuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, i kanë kryer dënimet.

Në tetor 2024, kryetarja Ekaterina Trendafilova shkoi në Kosovë për t’u takuar me përfaqësues të palëve të interesuara dhe të Ministrisë së Drejtësisë, për t’u dhënë informacionin më të fundit publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe ecurinë e proceseve në Dhomat e Specializuara. Në nëntor, gjykatëse Trendafilova organizoi takime në internet me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave të Kosovës për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me veprimtarinë publike të Gjykatës.

“Raporti vjetor i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vitin 2024 tani mund të gjendet në faqen e internetit të DHSK-në në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës: shqipe, serbishte dhe anglishte. Raporti ofron informacion për arritjet e rëndësishme gjatë vitit 2024, si dhe për detyrat dhe punën e Zyrës së pavarur të Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftim.

Personeli i ZPS-së përbëhet nga prokurorë, këshilltarë juridikë, specialistë të sigurisë, hetues, analistë, specialistë për sigurinë e dëshmitarëve dhe personeli mbështetës. Në fund të vitit 2024, personeli i ZPS-së përbëhej nga 78 punonjës me 24 shtetësi të ndryshme nga shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet e treta kontribuuese. Nga këta 78 punonjës, 44 ishin meshkuj dhe 34 femra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

atletico zyrtarizon nenshkrimin e pare te veres 6864557378b92
Lajmi i mëparshëm

Atletico zyrtarizon nënshkrimin e parë të verës

turqia arreston 4 karikaturiste per vizatimin satirik per profetin muhamed erdogan provokim i ndyre 6864569f70180
Lajmi i radhës

Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë