gjykata kushtetuese pezulloi zgjedhjet ne tirane reagon binaj kurdo qe te caktohet votimi do te marrim pjese 68e7d6b5b5355

Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, do të marrim pjesë!

October 9, 2025
1 minut lexim

Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në Bashkinë Tiranë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar vendimin për shkarkimin e Veliajt dhe dekretin e Bajram Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet më 9 nëntor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj thekson se kurdo që të caktohet dita e votimit, ai do të marrë pjesë.

“Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim”, shkruan ai, ndërsa shton se partia më e rëndësishme dhe më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.

“Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve”, shkruan Binaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria ka hapur hetim te ri per abuzimet ne tec manastir paraburgim per disa persona 68e7d553d2968
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria ka hapur hetim të ri për abuzimet në TEC Manastir, paraburgim për disa persona

bayern po kerkon me ngulm 68e7d71682445
Lajmi i radhës

Bayern po kërkon me ngulm

Të fundit nga

ShkoLartë