gjykata kushtetuese ndaloi perkohesisht formimin e qeverise se re reagon dimal basha 68bae800ea1ea

Gjykata Kushtetuese ndaloi përkohësisht formimin e qeverisë së re – reagon Dimal Basha

September 5, 2025
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur njëzëri të miratojë një masë të përkohshme, e cila ndalon deputetët të ndërmarrin veprime apo të nisin ndonjë procedurë për formimin e një Qeverie të re.

Kjo masë do të jetë në fuqi nga data 5 shtator deri më 30 shtator.

E pas këtij vendimi, ka reaguar menjëherë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ai përmed një njoftimi në Facebook bëri të ditur se ka pranuar vendimin e Kushtetueses dhe për të njëjtin ka autorizuar administratën që t’ua shpërndaj të gjithë deputetëve, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

“NJOFTIM,

Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25.

Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Faleminderit!”

Theksojmë se, vendimi është marrë nga Gjykata në mënyrë ex officio, si dhe në bazë të kërkesës së paraqitur nga deputetët e Listës Serbe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

befason ernest muci 68bae7f379bbd
Lajmi i mëparshëm

Befason Ernest Muçi

trafikoi 11 ton kokaine prangoset ne republiken dominikane vilson pepa ishte shpallur ne kerkim nga spak 68bae8a38401b
Lajmi i radhës

Trafikoi 11 ton kokainë/ Prangoset në Republikën Dominikane Vilson Pepa, ishte shpallur në kërkim nga Spak

Të fundit nga

ShkoLartë