gjykata e posacme denon me 11 vite burg biznesmenin rezart taci 69d5b0a393963

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 8, 2026
1 minut lexim

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi i akuzuar se do të pastronte në vendin tonë 18.3 mln euro të mafias italiane Cosa Nostra.

Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga italianë të dyshuar të lidhur me Cosa Nostrën, që dyshohet se Taçi do t’i pastronte me transaksione përmes firmave të naftës.

Biznesmeni u gjykua në mungesë për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal” pasi është në arrati prej vitit 2021, ndërsa për 4 italianë të dyshuar, SPAK e ka veçuar çështjen dhe i ka dërguar në Itali aty ku vijon procesi. Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli.

18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë se Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.

Nga hetimet e SPAK thuhet se Artur Balla dhe Bledar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Ndihma që biznesmeni i naftës Rezart Taçi ka dhënë për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për përfitimin monetar në masën 16 %, në raport me shumën e transferuar në Shqipëri e cila që do të vijonte të transferohej në vende të tjera me qëllim fshehjen e origjinës.

Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim, raportojnë mediat në Shqipëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kotromanoviq nese ruset do ta kishin mundur ukrainen brenda nje muaji vuciq do ta kishte sulmuar kosoven 69d5afb72aa63
Lajmi i mëparshëm

Kotromanoviq: Nëse rusët do ta kishin mundur Ukrainën brenda një muaji, Vuçiq do ta kishte sulmuar Kosovën

mbesa e arrestuar e soleimanit kishte pasur urdher ndalimi ndaj ish partnerit pasi e perndiqte ate vazhdimisht 69d5b23fabc0f
Lajmi i radhës

Mbesa e arrestuar e Soleimanit kishte pasur urdhër ndalimi ndaj ish-partnerit, pasi e përndiqte atë vazhdimisht

Të fundit nga

ShkoLartë