gjykata e larte rrezon rekursin e safet gjicit per pafajesi 68d54bd26841c

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

September 25, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.



Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 6 muajsh në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia mohon perfshirjen ne incidentet me drone ne danimarke ambasadori rus ne oslo akuza qesharake dhe te pabaza 68d548d0a0e6b
Lajmi i mëparshëm

Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarkë, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

mori fonde nga gadafi ish presidenti i frances denohet me 5 vite burg 68d54d02cdaa4
Lajmi i radhës

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Të fundit nga

ShkoLartë