gjykata e larte rrezon kerkesen e safet gjicit nuk pranon rekursin per pafajesi 68d546a734186

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit, nuk pranon rekursin për pafajësi

September 25, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ndërkohë Safet Gjici është liruar nga qelia më datë 19 maj për shkaqe shëndetësore dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fushata zgjedhore mbi 20 mije euro gjoba per kandidate e parti politike 68d5460050059
Lajmi i mëparshëm

​Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

presidenti kroat ne okb u bejme thirrje te gjitha shteteve te permbahen nga veprimet qe demtojne stabilitetin ne ballkan 68d547149774e
Lajmi i radhës

Presidenti kroat në OKB: U bëjmë thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin në Ballkan

Të fundit nga

ShkoLartë