gjykata e larte konfirmon vendimin 13 vjet burg per vasil jovanovin 69bab938bc521

Gjykata e Lartë konfirmon vendimin, 13 vjet burg për Vasil Jovanovin

March 18, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Vasill Jovanov, i cili vitin e kaluar në kalimin për këmbësor në Shkup shkeli Frosina Kulakovën. Me këtë vendim, dënimi me 13 vjet burg mbetet në fuqi, ndërsa personi i dënuar nuk ka më mundësi ligjore për uljen e tij.

Në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të gjykatës theksohet se vendimi u mor pas një seance të këshillit të mbajtur më 11 mars të këtij viti, duke konfirmuar dënimin me 13 vjet burgim për Jovanovin.

Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin se, duke vepruar sipas lëndës penale KVP2-22/26, pas mbajtjes së seancës së këshillit më 11.3.2026, ka marrë vendim me të cilin refuzohet si i pabazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të formës së prerë, e paraqitur nga i dënuari V. J. nga S., përmes avokatit të tij, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup K-780/25 të datës 13.5.2025 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KzH-696/25 të datës 27.10.2025, me të cilat ai është shpallur fajtor për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) vjetë” informojnë nga Gjykata e Lartë.

Vasil Jovanov fillimisht u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, por Gjykata e Apelit në Shkup ia rriti dënimin edhe për një vit.

Jovaniv më 29 janar 2025, duke drejtuar një “pezho 207”, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi 22-vjeçaren Frosina Kulakova në Bulevardin “Aradhat Partizane”, pas çka nga plagët e marra ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush jane kreret islamike qe jane vrare deri me tani ne iran 69bab322b02ce
Lajmi i mëparshëm

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani në Iran?

rogerti nuk i ndahet selin tezja jote me tha shko se na luajti mendsh 69babadd059c3
Lajmi i radhës

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Të fundit nga

ShkoLartë