gjykata e apelit denon me 12 vite burg biznesmenin francesco becheti 68dbde264131f

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti

September 30, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.

Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.

Në 2022, Gjykata e Tiranës pra shkalla e parë e dënoi Bechetin me 17 vite burg për 4 vepra penale, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijimi i skemave mashtruese, pastrim parash dhe falsifikim. Mouro de Renzis me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e shkallës së parë Tiranë.

Apeli la në fuqi vendimin për Eriona Troplinit me 8 vjet burg dhe Liliana Condimitti me 8 vjet burg.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllja e kufirit midis shqiperise dhe kosoves e ndau vajzen 5 vjecare nga nena e saj historia e takimit pas 42 vitesh 68dbdd8257a59
Lajmi i mëparshëm

Mbyllja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës e ndau vajzën 5 vjeçare nga nëna e saj, historia e takimit pas 42 vitesh

trumpi i jep hamasit afat 3 deri ne 4 dite per tiu pergjigjur planit te gazes 68dbde967ff78
Lajmi i radhës

Trumpi i jep Hamasit afat “3 deri në 4 ditë” për t’iu përgjigjur planit të Gazës

Të fundit nga

ShkoLartë