gjuriq konsultohet per kosoven me ambasadorin rus ne okb 68f88a2128e65

Gjuriq konsultohet për Kosovën me ambasadorin rus në OKB

October 22, 2025
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua mbrëmë në New York me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pas mbajtjes së mbledhjes së KS të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Gjuriq theksoi se për Serbinë, shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është me rëndësi thelbësore për një vlerësim të detajuar të situatës dhe për informimin e bashkësisë ndërkombëtare mbi gjendjen politike dhe të sigurisë në terren.

Ai falënderoi Rusinë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë çështje, raporton danas.rs.

Ministri serb sërish propagandoi se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, me shumë incidente ndërsa theksoi se qëndrimi i Beogradit për dialogun si “e vetmja mënyrë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën” është i qartë dhe i pandryshueshëm.

Ai theksoi se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme që Kosova të përmbushë obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, ndër të cilat prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt dje një mbledhje ku u shqyrtua raporti i ri i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cifti korcar shtrohet ne spital pas nates se pare te marteses arsyeja trondit mjeket 68f889b49e332
Lajmi i mëparshëm

Çifti korçar shtrohet në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja trondit mjekët

pse i flet kamerierit sherri per nje kafe la dy te vdekur ne manez zbardhet dinamika 68f88ac6894a7
Lajmi i radhës

“Pse i flet kamerierit”/ Sherri për një kafe la dy të vdekur në Manëz, zbardhet dinamika

Të fundit nga

Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga komunitetet jo serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës, pasi të njëjtit kanë zënë vendet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë marrë poste
ShkoLartë