gjukiq vuciq po e perfshin serbine ne konflikte globale 696e51334adae

Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale

January 19, 2026
1 minut lexim

Ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq ka vlerësuar se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund ta përfshijnë Serbinë në konflikte globale. Kjo, sipas tij, lidhet me pohimin e Vuçiqit se në Iran po veprojnë agjencitë inteligjente CIA dhe Mosad.

“Deklaratat e tilla mund t’i shkaktojnë dëm politikës së jashtme të Serbisë. Ajo nuk është aktor në konfliktet e Lindjes së Mesme dhe nuk ka interes të përfshihet në akuza ndaj dy shërbimeve më të fuqishme inteligjente perëndimore“, ka thënë Gjukiq në një intervistë për gazetën “Nova”.

Siç shtoi ai, “pretendime të tilla publike mund të kuptohen objektivisht si një narrativë armiqësore ndaj SHBA-së dhe Izraelit, duke e tërhequr kështu Serbinë në konflikte globale dhe luftëra inteligjence që e tejkalojnë atë në shumë mënyra”.

“Krahasimi me vitin 1953 dhe rrëzimin e (kryeministrit Muhamed) Mossadegh në Iran është një kornizë klasike propagande për diskursin antiamerikan dhe antiperëndimor, i cili mund të perceptohet si një mesazh politik në Uashington dhe Tel Aviv”, theksoi Gjukiq.

Ai paralajmëroi se “deklarata të tilla e ndërlikojnë më tej pozicionin e Serbisë dhe sjellin konfuzion në politikën e jashtme”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

simbole ruse ne shenimin e bogojavlenjes ne ujman 696e511ea85b2
Lajmi i mëparshëm

​Simbole ruse në shënimin e Bogojavlenjes në Ujman

shperthim ne nje hotel ne qender te kabulit 7 viktima dhe 20 te plagosur 696e52e879215
Lajmi i radhës

Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

Të fundit nga

Alba kërkon nominim sy më sy

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, ka pasur një kërkesë specifike ndaj “Vëllait të Madh”. Ajo ka kërkuar që nominimet e radhës të bëhen sy më sy, ose e
ShkoLartë