gjorgjievski kapet nje burre duke krijuar deponi ne kisella vode zero tolerance 6aafe9eeefae7

Gjorgjievski: Kapet një burrë duke krijuar deponi në Kisella Vodë, zero tolerancë

September 20, 2026
1 minut lexim
att.Atr5ChO3KrNLVVAQ5bjDFaq lToG1Kbvmj7GTCtJoB0

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se mbrëmë vonë inspektorët kanë kapur në flagrancë një person duke hedhur mbetje ndërtimore dhe mbetje të mëdha pranë kontejnerëve në Kisella Vodë, duke krijuar deponi ilegale.

Sipas tij, personi është sanksionuar tashmë.

“Për veprime të tilla nuk ka tolerancë. Ndërsa ekipet tona punojnë 24 orë për një qytet më të pastër, individë të caktuar e dëmtojnë punën e bërë dhe ndotin mjedisin ku jetojmë të gjithë”, shkroi Gjorgjievski.

Ai theksoi se inspektorët janë në terren 24 orë në ditë, ndërsa po zhvillohet edhe procedurë për vendosjen e kamerave në hapësirat publike, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin më të shpejtë të shkelësve.

“Zero tolerancë për këdo që hap deponi në hapësirat publike dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, tha Gjorgjievski.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsm shporta sindikale arrin ne 69 432 denare 6aafe8a110a30
Lajmi i mëparshëm

LSM: Shporta sindikale arrin në 69.432 denarë

kupchan aktgjykimi ndaj thacit nuk pritet te ndryshoje poziten nderkombetare te kosoves 6ab00093b9330
Lajmi i radhës

Kupchan: Aktgjykimi ndaj Thaçit nuk pritet të ndryshojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës​​

Të fundit nga

ShkoLartë