gjorgjievski drisla eshte ne gjendje jashtezakonisht te keqe 69148474851fe

Gjorgjievski: “Drisla” është në gjendje jashtëzakonisht të keqe

November 12, 2025
1 minut lexim

Deponia e Shkupit “Drisla” është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, dhe ne do të punojmë fuqishëm për ta transformuar sipas modelit të qendrave moderne rajonale për trajtimin e mbeturinave në Europë, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Në fjalimin e tij në punëtorinë ekspertësh për krijimin e vendeve të punës “të gjelbra” në Maqedoni, Gjorgjievski theksoi se vendi duhet të angazhohet maksimalisht në ndarjen e mbeturinave dhe shfrytëzimin më efektiv të tyre si burim i ripërdorshëm.

Kryetari i qytetit rikujtoi se menjëherë pas marrjes së funksionit të ri, ai nisi aksionet për pastrimin e Shkupit.

“Që në fillim të mandatit tim i kushtova vëmendje maksimale rregullimit të situatës me mbeturinat dhe çrregullimet në kryeqytet, një problem që kishte vite me rradhë. Jam i bindur se Shkupi, por edhe komunat e tjera, në bashkëpunim me Qeverinë do të fillojnë të menaxhojnë mbeturinat në mënyrë shumë më të mirë dhe më efikase,” nënvizoi Gjorgjievski.

Ai potencoi rëndësinë e organizatave joqeveritare që merren me mbledhjen, ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave.

“Si shembull mund të përmend vendosjen e kontejnerëve specialë për ndarjen e qelqit, plastikës, letrës dhe materiale të ngjashme. Një përvojë interesante është vendosja e makinerive për riciklimin e shisheve plastike në shkolla fillore, mundësia për të paguar parkimin duke dorëzuar shishe, si dhe shembulli në Kisella Vodë për vendosjen e kanteve për ndarjen e mbeturinave në hyrjet e pallateve,” theksoi kryetari i qytetit.

Duke u ndalur tek punëtoria, ai shprehu shpresën se një pjesë e mirë e përvojave të ekspertëve austriakë do të aplikohet edhe në Shkup.

Ky ishte paraqitja e parë publike e Gjorgjievskit pas marrjes së funksionit të kryetarit të Shkupit.

Punëtorinë “Krijimi i vendeve të punës të gjelbra në Maqedoninë e Veriut” e organizojnë Ministria Austriake e Punës, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ambasada e Austrisë në Shkup.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ka buke per krejt getinjo ka nje kerkese per reperet 69147af25878f
Lajmi i mëparshëm

“Ka bukë për krejt”, Getinjo ka një kërkesë për reperët

550 punonjes te lukoil rrezikojne te mbesin pa pune 69148b8ecbd5d
Lajmi i radhës

550 punonjës të “Lukoil”, rrezikojnë të mbesin pa punë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë