gjorgjievski borxhi i ndermarrjeve publike te qytetit mbi 300 milione euro do te kete ndryshime kadrovike 6912590f5537c

Gjorgjievski: Borxhi i ndërmarrjeve publike të qytetit mbi 300 milionë euro, do të ketë ndryshime kadrovike

November 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 nëntor – Kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka zbuluar se borxhi i përgjithshëm i ndërmarrjeve publike të qytetit ka kaluar shumën prej 300 milionë eurosh – shumë më e lartë se pritjet fillestare prej 200 milionë.

“Do të nevojitet një angazhim më serioz, por kjo është një sfidë dhe motiv shtesë për të ndërtuar një metropol me të cilin të gjithë do të krenohemi,” deklaroi Gjorgjievski për TV Sitel.

Ai shtoi se situata nuk e frikëson dhe se me një ekip të mirë dhe mbështetjen e Qeverisë, qyteti do të arrijë ta tejkalojë krizën.

Kryetari njoftoi se të gjitha ndërmarrjet publike do të pësojnë ndryshime kadrovike — nga ekipet menaxhuese e deri te drejtorët e ndërmarrjeve publike, institucioneve të kulturës dhe shkollave të mesme.

“Është normale që çdo njeri të krijojë ekipin me të cilin dëshiron të punojë. Ndryshimet kadrovike do të bëhen të ditura në ditët në vijim,” tha ai.

Gjorgjievski informoi gjithashtu se numri i të pushuarve nga puna për shkak të mungesës në vendin e punës është rritur nga 370 në gati 500 persona, që përkthehet në një humbje prej rreth pesë milionë eurosh në vit — fonde të mjaftueshme për ndërtimin e një Luna Parku.

“Për këtë dihej edhe më herët, por duket se nuk ka pasur guxim për të ndërmarrë masa. Nuk do të kem tolerancë ndaj rasteve të tilla,” theksoi kryetari.

Ai shpjegoi se po shqyrtohet mundësia që, përveç largimit nga puna, mjetet e përfituara padrejtësisht të kthehen dhe të ketë përgjegjësi edhe nga udhëheqësit e drejtorët që e kanë lejuar këtë situatë. Më shumë raste të tilla janë zbuluar në ndërmarrjet publike “Parkime dhe Gjelbërim”, “Higjiena Komunale”, si edhe në Drisla, Ujësjellës dhe Kanalizim, dhe ndërmarrje të tjera publike.

“Nuk bëhet fjalë për mungesa prej tri ditësh, por për muaj, madje edhe vite – njerëz që kanë qenë në listën e pagave pa shkuar fare në punë,” shtoi Gjorgjievski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen nen udheheqjen e elmazit saraji do te behet shembull i transparences dhe punes 691251f42d49f
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Nën udhëheqjen e Elmazit, Saraji do të bëhet shembull i transparencës dhe punës!

thirrja e berishes per 21 janarin zogaj zbulon ja tri aspektet ku duhet te hetoje spak u 69125b159fd29
Lajmi i radhës

Thirrja e Berishës për “21 Janarin”, Zogaj zbulon: Ja tri aspektet ku duhet të hetojë SPAK-u

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë