gjl le ne fuqi masen e sigurise per dy ish zyrtaret e akuzuar per sulmin ndaj spak 688a267d2454c

GJL lë në fuqi masën e sigurisë për dy ish-zyrtarët e akuzuar për sulmin ndaj SPAK

July 30, 2025
1 minut lexim

Refuzohet kërkesa për rekurs nga ana e Gjykatës së Lartë për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që “hakeroi” adresat elektronike (e-mail) të disa prokurorëve të SPAK. Të dy, dhe ish-zyrtarë në sistemin e burgjeve dhe në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), ndodhen aktualisht në paraburgim.



Nga të dhënat zyrtare, sulmi informatik është kryer më 12 mars, ndërsa SPAK reagoi disa ditë më vonë përmes një deklarate ku saktësonte se autorët kishin arritur të hynin në adresat e emailit të disa prokurorëve. Megjithatë, nuk është konstatuar asnjë ndërhyrje në sistemin e brendshëm të sigurisë dhe as rrjedhje të materialeve hetimore.

Brenda 24 orëve nga momenti i ndërhyrjes, SPAK realizoi arrestimin e dy të dyshuarve dhe konfiskoi pajisjet elektronike të përdorura për kryerjen e sulmit, si dhe skedarët e shkarkuar nga adresat e synuara.

Hetimet vijojnë, ndërsa organet e drejtësisë po përpiqen të identifikojnë persona të tjerë të përfshirë. Deri tani, dyshohet se dokumentet e përfituara janë shpërndarë tek të tretë, mes të cilëve dy gazetarë, si dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë./tvklan.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klekovski te gjithe te punesuarit me kontrate ne veper ne spitalet e vendit do te punesohen 688a24dda3321
Lajmi i mëparshëm

Klekovski: Të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër në spitalet e vendit do të punësohen

nga tetori nis zbatimi i rregullave te reja per udhetime ne zonen schengen 688a27a958147
Lajmi i radhës

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

Të fundit nga

ShkoLartë