gjkko denon me burg mikun e aldo bares ja sa vite do te qendroje pas hekurave 68d3d7f52ad6b

GJKKO dënon me burg mikun e Aldo Bares! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave

September 24, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 159, të vitit 2024, me të të pandehur Emiljan Burba, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të K.Penal”.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 59, datë 24.09.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljan Sofo Burba, për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, i Kodit Penal dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Emiljan Sofo Burba, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Emiljan Sofo Burba, dënohet me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljan Sofo Burba, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8(tetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Emiljan Sofo Burba, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Sendet e sekuestruara të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe të mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.159 viti 2024.

Shpenzimet proçeduriale të parapaguara nga shteti dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski pagat bruto dhe neto ne korrik jane per 10 5 me te larta se korriku i vitit te kaluar 68d3d6944b0de
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Pagat bruto dhe neto në korrik janë për 10.5% më të larta se korriku i vitit të kaluar

trajneri personal flet per edon zhegroven jep detaje interesante 68d3d855bb8e4
Lajmi i radhës

Trajneri personal flet për Edon Zhegrovën, jep detaje interesante

Të fundit nga

ShkoLartë