Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka njoftuar se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura në territorin e vendit.
Sipas QMK-së, nga numri i përgjithshëm i zjarreve, tre janë ende aktive, ndërsa katër zjarre janë vënë nën kontroll.
Pjesa tjetër e zjarreve është lokalizuar ose është shuar, ndërsa ekipet kompetente vijojnë të monitorojnë situatën në terren dhe të ndërhyjnë aty ku paraqitet nevoja.
QMK-ja vazhdon të ndjekë nga afër situatën me zjarret në ambiente të hapura dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarreve. përcjell Zhurnal.mk .
Burimi: lajmpress.org



