gjirokastra 20 vjet ne unesco rama perjetesisht pasuri e shpirtit 68763d9b029bf

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

July 15, 2025
1 minut lexim

Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

integrimi i prinderve per menjanim te dukurive devijuese tek femijet te cilet perpiqen te fitojne para ne msemafore porositi saliu 6876343a80e80
Lajmi i mëparshëm

Integrimi i prindërve për mënjanim të dukurive devijuese tek fëmijët, të cilët përpiqen të fitojnë para në msemaforë, porositi Saliu

lorik ilazi kritika eshte pjese e sportit kemi fituar nje brez qe sapo ka nisur te shkruaje historine 68763dd701164
Lajmi i radhës

Lorik Ilazi: Kritika është pjesë e sportit! Kemi fituar një brez që sapo ka nisur të shkruajë historinë

Të fundit nga

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar të administratës së Uashingtonit. Sulmet vijnë në një moment të tensionuar në
ShkoLartë