Gjimnazi bosh, Mjekësia plot! Vetëm një i plotësoi kushtet për Gjimnazin “7 marsi” në Tetovë

July 1, 2025
1 minut lexim

Vetëm një nxënës ka plotësuar kushtet për t’u regjistruar në gjimnazin “7 marsi” në Tetovë, edhe pse numri i nxënësve që kanë aplikuar ka qenë më i lartë. Vend ka për 242 nxënës në tetë paralele, ndërsa drejtori i gjimnazit pret që numri të plotësohet në afatet tjera.

E kundërta ka ndodhur në shkollën e mesme të mjekësisë, nga ku thonë se deri më tani janë pranuar 403 nxënës që kanë pasur mbi 70 pikë dhe vazhdojnë të pranojnë nxënës me pikë maksimale.

Interesim të madh ka edhe në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

Drejtorët bëjnë apel që shkollat të mos ulin pikët e kërkuara që të mbushet numri në të gjitha shkollat. Pritjet janë që numri i nxënësve këtë vit të jetë për 300 më i lartë se vitin e kaluar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

Të fundit nga

Përçarje në zhveshtoren e Interi

Raportet nga Italia tregojnë për një përçarje të thelluar në dhomën e zhveshjes së Interit, pas polemikave të fundit që përfshijnë mesfushorin Hakan Calhanoglu dhe deklaratat indirekte të kapitenit Lautaro Martinez, ndërkohë
ShkoLartë